Ohri mbetet në listën e UNESCO-s

September 16, 2023
1 minut lexim

Rajoni i Ohrit, si vlerë universale, mbetet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, njoftoi qeveria. Siç thonë nga atje, ky vendim është bërë i ditur në seancën e 45-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që mbahet në Riad të Arabisë Saudite. Komiteti respektoi përpjekjet e përbashkëta të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të ruajtur statusin prestigjioz të Rajonit të Ohrit si trashëgimi botërore. Në seancën në Riad janë Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ajo e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova. Dy ministret theksuan se ekipet e ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë përgatitur një Plan Strategjik për rehabilitimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit me një Plan Veprimi, i cili është një hap i rëndësishëm në zbulimin dhe trajtimin e faktorëve që kanë ndikim negativ në rajonin e Ohrit. Kjo është vlerësuar pozitivisht nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore dhe është vënë në dukje në Vendimin e seancës së Komitetit në Riad.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukrainasit mbrojnë pozicionet në Andriivka – publikohen pamjet e luftimeve të ashpra

Story i radhës

Ditëlindja e Nanos, kryeministri Rama: Urime liderit historik të socialistëve, shpresoj të shkruajmë një libër së bashku

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë