Ohër, pushteti vendor dëshiron të legalizoj objektet e ndërtuara pa leje

February 11, 2022
min lexim

Pushteti vendor dëshiron ta kalojë pa shumë zhurmë legalizimin e tridhjetë objekteve të ndërtuara pa leje, disa prej të cilave në afërsi të liqenit të Ohrit dhe në Parkun Kombëtar Galiçica, në një kohë kur statusi i Ohrit, nën UNESCO, është ende pezull, alarmojnë aktivistët civilë, shkruan Alsat.

Sipas “SOS Ohër”, në brezin e bregut të liqenit prej 50 metrash, për momentin nuk lejohet ndërtimi, e as legalizimi. Ata thonë se është duke u përgatitur një plan urbanistik për bregun e liqenit, i cili do të përcaktojë kufijtë e zonës së brezit të bregut të liqenit, dhe në përputhje me atë kushtet e planifikimit.

Çdo veprim që synon urbanizimin më të madh në zonat më të ndjeshme rreth liqenit, mund të konsiderohet vetëm në kundërshtim me Planin e Menaxhimit. Edhe më e rëndësishmja, një legalizim i tillë është në kundërshtim me rekomandimet e UNESCO-s”, thonë nga SOS Ohër.

Por, autoritetet vendore nuk shohin asgjë të diskutueshme në legalizimin e këtyre objekteve. Legalizimi i objekteve ishte në rend dite në seancën e djeshme, por me kërkesë të këshilltarëve të LSDM-së, seanca u ndërpre.

Për të gjitha rastet, që janë në Galiçica kemi një mendim pozitiv edhe nga Parku Kombëtar “Galiçica” dhe Ministria e Mjedisit. Komisionet gjetën në vendngjarje objekte të ndërtuara pa leje dhe arkitektët konstatuan se ato janë jashtë zonës 50 metra. Lëndët që u dorëzohen këshilltarëve janë në përputhje me Ligjin dhe Planin e Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore”, deklaroi Aleksandar Kiteski-Sekretar i Komunës së Ohrit.

Nga SOS Ohri, i bëjnë thirrje kryetarit dhe këshillit komunal që proceset t’i zhvillojnë në drejtim të mbrojtjes, e jo në drejtim të legalizimit të objekteve të paligjshme.

“Legalizimi në afërsi të Liqenit të Ohrit dhe në Parkun Kombëtar Galiçica është veprim drejtpërdrejt në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së Rajonit të Ohrit, statusi UNESCO i cili varet pikërisht si rezultat i praktikave të tilla”, theksuan nga SOS Ohër.

UNESCO bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të ndërtimeve të paligjshme. Për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve, vendi mori edhe dy vjet afat para se Rajoni i Ohrit të vendoset në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen”, PD publikon videon e Berishës dhe Metës: Pengjet mbajnë njëri-tjetrin

Story i radhës

Prokurorja Stefanova kërkon dënim me kusht për Jankulloskën dhe Protugjer

Të fundit nga

Një haxhi nga Kosova vdes në Qabe

Mijëra besimtarë myslimanë nga Kosova kanë shkuar në vendet e shenjta për ta kryer Haxhin. Por, nga atje sot erdhi një lajm i dhimbshëm. Në vendet e bekuar, vdiq Avdi Jusufi, një

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në
sqmken
ShkoLartë