Ohër, alarm i rremë për bombë në një shkollë të mesme

Të martën sërish në adresën elektronike të shkollës profesionale elektromekanike “Shën Naumi i Ohrit” në Ohër është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes. Pas kontrolleve të nevojshme është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë, informon MPB-ja.

Nga MPB-ja theksojnë se pas marrjes së lajmërimit, nëpunës të policisë kanë marrë masa për evakuimin e sigurt të objektit dhe më pas janë kryer kontrolle të detajuara anti-terroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë.

“Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me paraqitjen e sotme se në adresën elektronike të një shkolle në Ohër është dërguar kërcënim për vendosje të mjetit shpërthyes.”, thuhet në kumtesë.

Pas marrjes së kërcënimit, nxënësit dhe të pranishmit në objektin e shkollës janë evakuuar menjëherë dhe për rastin është njoftuar policia, njoftojnë organet drejtuese të kësaj shkolle.

Ndërkohë nga VMRO-DPMNE kanë kërkuar që organet kompetente para Komisionit për mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë për Sigurinë Nacionale dhe Agjencisë së Kundërzbulimit të raportojnë lidhur me paralajmërimet për bomba.

Por, kryetari i Komisionit Lupço Prenxhov njoftoi se ka mbyllur mbledhjen pasi anëtarët kanë votuar që e njëjta të mbahet e mbyllur me kërkesë të drejtorit të ASK-së dhe ministrit të brendshëm.

Story i mëparshëm

Në Mallorca të gjithë “çmenden” pas sulmuesit të Kosovës, djaloshi i vogël kërkon…

Story i radhës

Plagosi me thikë 3 persona, si ra në pranga 31-vjeçari në Tiranë

Të fundit nga