​Oftalmologu Lumi me përvojë 30-vjeçare: Ideja për t’u kthyer në Kosovë gjithmonë prezente

September 27, 2024
min lexim

Oftalmologu Xhevdet Lumi, i cili profesionin e tij e ushtron tash e 30 vjet në Lubjanë të Sllovenisë, konsideron se organizmi i Kongresit Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka një rëndësi të jashtëzakonshme pasi mundëson avancimin e kirurgjisë në vend.

Ai ka thënë mbajtja e manifestimeve të këtij lloji ku takohen kirurgët prej institucioneve, vendeve dhe kontinenteve të ndryshme është me rëndësi të jashtëzakonshme për shkëmbimin e përvojave, përcjelljen e përvojave dhe avancimit të mjekësisë dhe kirurgjisë në përgjithësi.

Në Kongresin e katërt të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, ku po marrin pjesë rreth 500 profesionistë shëndetësor, Lumi prezantoi problematikën e retinopatisë diabetike, sëmundje e syrit e cila paraqitet si pasojë e sëmundjes së sheqerit.

Lumi: Kam prezantuar problematikën e retinopatisë diabetike

Në Kongresin e katërt të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës kam prezantuar problematikën e retinopatisë diabetike, shkallën e lartë të prevalencës së retinopatisë diabetike, aspektet e ndryshme të mjekimit dhe trajtimit të retinopatisë diabetike. Përvojat nga Sllovenia dhe nga bota me qasjet më të reja dhe atë përvojë jam munduar tua përcjelli kolegëve këtu në Kosovë. Retinopati diabetike është sëmundje e syrit e cila paraqitet si pasojë e sëmundjes së sheqerit apo diabetit smerlitus”, tha Lumi.

Ai potencoi se në atë ardhmen do të kthehet në Kosovë për të vazhduar profesionin e tij së bashku me kolegët e tjerë.

Lumi: Ideja për tu kthyer në Kosovë gjithmonë prezente

“Unë jam oftalmolog me profesion. Jam mjek specialist i syve në qendrën klinike në Lubjanë të Sllovenisë, punoj 30 vjet. Jam kirurg i syve, merrem me kirurgjinë e segmentit të pasmë të syrit, jam edhe kirurg i segmentit përparmë të syrit…Deri tash ka shkuar mirë, me shumë dëshirë përvojën dhe dijen time jam i gatshëm ta ndajë me gjithë kolegët nga e gjithë Kosova dhe nga të gjitha trojet shqiptare… A keni menduar të ktheheni në Kosovë për të vazhduar profesionin tuaj? Ideja vazhdimisht ka qenë prezentë, por deri tash për shkaqe kryesisht objektive nuk është realizuar”, tregoi Lumi.

Kongresi është organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe mbështetur nga Oda e Mjekëve të Kosovës, dhe ka nisur punimet të enjten, me më shumë se 50 ligjërues nga Kosova, rajoni dhe bota. Punimet e këtij kongresi do të përmbyllen ditën e shtunë. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Kombet e Bashkuara, konfliktet në Lindjen e Mesme në qendër të vëmendjes

Story i radhës

Çfarë ndodhi? Ja për çfarë akuzohet Naomi Campbell

Të fundit nga

ShkoLartë