Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në emisionin “Real Story” në “ABC”, theksoi se Partia Demokratike duhet të unifikohet. Tabaku nuk i kurseu kritikat edhe ndaj qeverisë Rama, duke u shprehur se arroganca e pushtetit ka sjellë edhe situatën kaotike politike në vend.
“Duhet të pyesim veten a është PD sot alternativë? Dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë që PD të jetë alternativë. E konceptoj si një parti që lindi me disa ideale, e besoj që PD është një nga alternativat më të mira për të transformuar Shqipëria. PD për mua duhet të bashkohet, por mekanikisht, por me një transformim brezash. Me një brez të ri që në PD nuk mungon. Bashkë me kolegë të grupit parlamentar jemi përpjekur të bëjmë beteja në Parlament. Kaloi një buxhet i tërë dhe shumë pak hapësirë. Unë për buxhetin në vijimësi çdo marrje vendimesh jam përpjekur të bëj oponencën time. Një njeri i vetëm s’e bën dot. Ka pasur njerëz të tjerë që kanë folur. Por ka pasur edhe iniciativa të tjera.
Ligji për legalizmin e kanabisit mjekësor kali në verë pothuajse pa debat. Ligji që penalizonte studentët e mjekësisë, pra bëhet fjalë për një vijimësi që qytetarët duan të përfaqësohen. E them që një betejë dyvjeçare nuk na solli atë që duhet. E them që oferta e opozitës duhet të jetë e unifikuar. Së pari njëherë ne duhet të ndryshojmë mendësinë tonë.
Kolegët që janë duke protestuar në parlament kanë të gjitha arsyet për ta bërë këtë, pasi kur nuk ke asnjë hapësirë të ndryshohet rregullorja. Në mes të një krize politike çfarë ka bërë qeveria ta zgjidhë? Apo i intereson që opozita të mos marrë pjesë në institucione. A ndryshohet njëanshmërinë rregullorja pa nisur një debat me kundërshtarin? Kundërshtari mund ta ketë gabim, por nuk zgjidhet kështu situata. Kjo arroganca e pushtetit të gjithëpushtetshëm na ka sjellë këtu ku jemi”, tha ndër të tjera Tabaku.