Odermatt kampion olimpik: Një ëndërr e madhe që u bë realitet

February 13, 2022
1 minut lexim

Skiatori i Zvicrës, Marco Odermatt, është kampion olimpik në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore – Pekin 2022.

Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:09.35 minuta, duke e lënë pas sllovenin Zan Kranjec.

Slloveni stoliset me medalje të argjendtë, duke shënuar sukses të madh.

Ai mbeti për 19 qindtat larg vendit të parë.

Francezi Mathieu Faivre është fitues i medaljes së bronztë, i cili pati kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 34 qindtat se pozita e parë.

Vetë Odermatt është i gëzuar pas triumfit. Kampioni olimpik i sapokurorëzuar thotë për SRF:

“Jam shumë krenar që mund të ndjek hapat e të madhit Carlo Janka.

Ndjenja është e pabesueshme.

Faleminderit të gjithëve që më mbështetën”, ka thënë Odermatt.

“Është thjesht një ëndërr e madhe që u bë realitet.

Në fakt nuk e kam ëndërruar kurrë” thotë më tej. “Doja një medalje dhe tani është vetëm e artë. Unë rrezikova gjithçka”, ka thënë zvicerani.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gjendja më e mirë e jetës nuk është të jesh i dashuruar, por të jesh i qetë

Story i radhës

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon deklaratën e Blinken: Të bashkuar në thirrjet tona ndaj Rusisë, të ndalohet përshkallëzimi!

Të fundit nga

Reagon LSDM: Ekonomia ka ra në gjunjë!

4 Shkup, 3 qershor – Reagoi LSDM. Thonë se vetëm Mickoski jeton mirë, ndërsa realiteti është se ekonomia është në gjunjë. Në njoftimin e tyre thuhet: Është e qartë se Mickoski jeton

Temperaturat të mërkurën deri në 31 gradë Celsius

Nesër, e mërkurë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të
ShkoLartë