Skiatori i Zvicrës, Marco Odermatt, është kampion në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës.
Odermatt përfundoi në vend të parë me 580 pikë, pasojnë Kristoffersen me 454 e Meillard 434.
Odermatt feston duke mbajtur në duart e tija “Globin e vogël të kristaltë”.

Loïc Meillard
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson bindshëm me 1721 pikë, dukë lënë pas Kristoffersenin 1066 e Meillardin me 1031 pikë.
Zvicerani Loïc Meillard sot ngadhënjeu në sllallom të madh me kohë të kaluar për 2:15,21 minuta apo duke lënë pas për 95 qindtat Odermattin dhe për 1 sekondë e 14 qindtat norvegjezin Kristoffersen.
Gara u mbajt në Sun Valley të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Renditja
1. Loïc Meillard (Zvicra) 2:15,21
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0,95
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1,14
4. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) +1.33
5. Stefan Brennsteiner (Austria) +1.39
6. Marco Schwarz (Austria) +1.93
7. Zhan Kranjec (Sllovenia) +2.02
8. Timon Haugan (Norvegjia) +2.06
9. Luca De Aliprandini (Italia) +2.09
10. Anton Grammel (Gjermania) +2.36
Burimi: botasot.info