Oda e Mjekëve: Procedura për rastin e vdekjes së foshnjës 14 muajshe, përfundon në javën e ardhëshme

November 3, 2024
1 minut lexim

Shkup, 3 nëntor – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi publikisht se patjetër të ketë përgjegjësi për rastin tragjik të vdekjes së foshnjës 14 muajshe në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, duke potencuar se rekomandimet për masat tashmë janë dërguar në Odën e Mjekëve.

Nga Oda e Mjekëve janë përgjigjur për televizionin Klan Macedonia se për shkak të disa mungesave të mjekëve, procedura për rastin e vdekjes së foshnjës pritet që të përfundojë gjatë javës së ardhshme.

“Në lidhje me rastin që ju intereson, deri më tani në Odën e Mjekëve janë zhvilluar disa takime me anëtarë të organeve të ndryshme. Duke qenë se një pjesë e mjekëve anëtarë të organeve nuk ndodhen në vend këtë javë, presim që e gjithë procedura të përfundojë gjatë javës së ardhshme”.

Foshnja 14 muajshe ndërroi jetë më 5 tetor në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, pasi prindërit me ditë të tëra kishin kërkuar ndihmë nga njëra në klinikën tjetër.

Komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë konstatoi se në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve janë bërë lëshime në vlerësimin për nevojën e hospitalizimit, kurse në Spitalin e Kozles ka patur vlerësim joadekuat të vështirësive respiratore.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Verstappen bën fenomenin në Brazil, niset i 17-ti dhe fiton në Interlagos!

Story i radhës

Koalicioni VLEN me mesazh për Ali Ahmetin – “Zgjedhje të parakohshme, po, por nëse humb, të largohesh nga politika”

Të fundit nga

ShkoLartë