Oda e Mjekëve Privatë: Mbi 2500 objekte shëndetësore afër falimentimit

Mbi 2500 objekte shëndetësore janë në krizë ekzistenciale dhe afër falimentimit. Mjekët familjarë për 63 denarë në muaj, duhet të japin shërbime të pakufizuara 24 orë, në 7 ditët e javës. Nuk ka respekt për marrëdhëniet e punës, thonë Oda e Mjekëve Privatë, të cilët kërkojnë bisedime me autoritetet kompetente që të tejkalohet, siç thonë ata, problemi rreth minimizimit dhe zhvlerësimit të vazhdueshëm të punës së profesionistëve shëndetësorë – mjekëve amë, gjinekologëve, stomatologëve dhe farmacistëve.

“Duhet urgjentisht Fondi Shëndetësor të sigurojë një ekip negociator që të bëjmë dialog e jo monolog dhe t’i çojmë gjërat përpara. Në të kundërtën, shteti le të dalë dhe le të thotë nuk kemi nevojë për mjekë. Me mosmbështetje do të shkatërrohet ky biznes i vogël dhe kjo nuk është mirë për popullin. Tashmë ka njoftime për mbylljen e klinikave shëndetësore, sidomos në zona më të vogla.”,- deklaroi kryetarja e Odës së Mjekëve Privatë, Tanja Dejanovska.

Sa u përket harxhimeve të miliona eurove nga ana e qytetarëve për teste Kovid nëpër klinikat private, nga Oda e Mjekëve Privatë thonë se çmimet i dikton tregu. Nga 4500 klinika vetëm 10 deri në 20 klinika kryejnë teste Covid.

“Të gjitha kostot janë rritur nga 80 deri në 100% disa deri në 200%. Për shembull nëse ne i kemi marrë dorëzat 160 denarë para pandemisë, aktualisht çmimi minimal është 650 denarë.”,- theksoi pronarja e një barnatoreje, Marija Fidanovska.

Sipas OMP pandemia ju ka dhënë një goditje të fortë. Oda e Mjekëve Privatë, njoftoi se nga java e ardhshme do të fillojnë të funksionojnë grupet e punës dhe ekipet negociuese me ekspertë juridikë dhe ekonomikë. Në vend ka rreth 4500 institucione shëndetësore private.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fushata ndërkombëtare e mashtrimit online prek qytetarët Shqiptarë dhe Postën Shqiptare

Story i radhës

Bien rastet e reja me Covid-19 në Kosovë, sot shënohen 4 vdekje

Të fundit nga