Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se valët e të nxehtit që shfaqën ndikimin e tyre gjatë verës në Evropë kanë shkaktuar të paktën 15 mijë të vdekur.
Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, ndau statistika për valët e të nxehtit në Evropë, shkruan Anadolu.
“Të paktën 15 mijë persona kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të nxehta në vitin 2022, sipas të dhënave të ndara nga vendet”, tha Kluge.
Ai theksoi se temperaturat e larta kanë shkaktuar vdekjen e rreth 4 mijë personave në Spanjë, rreth 1 mijë në Portugali, 3.200 në Britani dhe 4.500 në Gjermani.
Kluge paralajmëroi se valët e të nxehtit dhe nxehtësia ekstreme do të çojnë në më shumë vdekje në vitet e ardhshme nëse nuk merren masa efektive.