​OBSh: Rënie e ndjeshme e numrit global të rasteve

February 16, 2022
1 minut lexim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka vërejtur një rënie të ndjeshme të numrit global të rasteve të reja me COVID-19.

“Numri global i rasteve të reja u ul me 19% nga numri i raportuar gjatë javës së kaluar, ndërsa numri i vdekjeve të reja mbeti i ngjashëm me javën e kaluar”, deklaroi OBSh në përditësimin e saj javor epidemiologjik.

Në gjashtë rajone të botës, janë raportuar pak më shumë se 16 milionë raste të reja dhe pak më pak se 75 mijë vdekje të reja, raporton atsh.

Pandemia ka arritur kulmin për momentin në javën e fundit të janarit me mbi 22 milionë raste.

Megjithatë, OBSh jo vetëm që ka raportuar një rënie të rasteve të reja të koronavirusit, por edhe një rritje të qëndrueshme të nënvariantit BA.2 të Omicron, i cili mund të transmetohet edhe më shpejt.

BA.2 përbënte më shumë se një të pestën e të gjitha rasteve të Omicron të analizuara në mbarë botën në fillim të shkurtit.

Sipas OBSh-së, BA.2 është në rritje në vendet me valën Omicron.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmohet fizikisht në krye të detyrës gazetari Nevrij Ademi

Story i radhës

Gjithçka rreth Marsit, planetit sundues të Dashit

Të fundit nga

Liz Hurley shfaqet seksi në bikini

Liz Hurley, 59 vjeç, zhvishet me bikinit më të imta, ndërsa fansat thonë se ajo është ‘burimi i zbuluar i rinisë’ Bukuroshja hollivudiane Liz Hurley mahniti fansat me bikini të voglam, shkruan
ShkoLartë