obsh nuk po arrin te dergoje ndihme ne mariupol 623cd3fee8139

OBSH nuk po arrin të dërgojë ndihmë në Mariupol

March 24, 2022
1 minut lexim

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ende e ka të pamundur që të dërgojë furnizime mjekësore në qytetin e rrethuar ukrainas Mariupol, por edhe në Mikolaiv. OBSH tha se këto qytete kanë shumë nevojë për furnizime mjekësore.

Tarik Jasarevic, nga OBSH, që ka arritur në qytetin Dnipro të Ukrainës, i tha BBC-së se OBSH-ja nuk po mund të dërgojë ndihmë në këto dy zona.

OBSH-ja ditë më parë tha se ka konfirmuar 64 sulme ndaj objekteve shëndetësore: spitale, qendra mjekësore dhe ambulanca.

Jaserevic tha se sulme të tilla “po kanë efekt shkatërrues për të gjithë” dhe shtoi se punëtorët shëndetësorë nuk po ndihen të sigurt duke e bërë punën e tyre, ndërkaq pacientët po kanë frikë që të shkojnë për trajtim mjekësor.

Nëse qendrat shëndetësore nuk mbrohen “komuniteti do të jetë i tmerruar se nuk ka kufij humanitare në luftë dhe se nuk ka asnjë vend të sigurt”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

edukatorja ankohet se nuk u avancua i thuhet se diplomen se kishte tamam 623cd22d107ed
Story i mëparshëm

Edukatorja ankohet se nuk u avancua, i thuhet se diplomën s’e kishte tamam

selmani besoj se eshte nje konkurrence e madhe 623cde5204a7e
Story i radhës

Selmani: Besoj se është një konkurrencë e madhe

Të fundit nga

ShkoLartë