obsh cdo 2 minuta nje nene humbet jeten nga shkaqe te parandalueshme 67f4314f7b433

OBSH: Çdo 2 minuta një nënë humbet jetën nga shkaqe të parandalueshme

April 7, 2025
1 minut lexim

Pavarësisht përparimeve të mëdha në shëndetin amtar, gratë shtatzëna sot përballen sërish me rreziqe serioze. Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara tregon se vdekshmëria amtare është ulur me 40% që nga viti 2000, por numri i vdekjeve mbetet alarmant: vetëm në vitin 2023, mbi 260 mijë gra humbën jetën për shkak të komplikacioneve gjatë shtatzënisë apo lindjes.

Raporti, i publikuar në Ditën Botërore të Shëndetit, thekson se çdo dy minuta një nënë humbet jetën kryesisht nga shkaqe që mund të parandaloheshin me kujdes bazik dhe shërbime të disponueshme.

Pandemia COVID-19 solli një rritje të menjëhershme të vdekjeve: në vitin 2021, 40 mijë gra më shumë humbën jetën krahasuar me një vit më parë, si pasojë e komplikacioneve direkte dhe ndërprerjes së shërbimeve për nënat dhe foshnjat.

Bazuar në vlerësimet e publikuara aktualisht, afër 300 mijë gra humbasin jetën për shkak të shtatzënisë ose lindjes së fëmijëve çdo vit, ndërsa mbi 2 milionë foshnja vdesin në muajin e parë të jetës dhe rreth 2 milionë të tjerë lindin të vdekur. Kjo është afërsisht një vdekje e parandaluar çdo 7 sekonda, sipas OBSH-së.

Situata është veçanërisht e rëndë në vendet me konflikte dhe krizë humanitare. Në disa vende afrikane dhe në Afganistan, një vajzë e re përballet me një rrezik të frikshëm: 1 në 25 mund të humbasë jetën nga shtatzënia gjatë jetës së saj, raporton euronews.

OKB apelon për investime urgjente në sistemet shëndetësore, në mami, infermierë dhe furnizime jetike, për të shmangur vdekjet që mund të parandalohen.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

nje pajisje revolucionare i riktheu te folurit nje pacienteje pasi kishte pesuar goditjeje ne tru 67f42ebad0053
Story i mëparshëm

Një pajisje revolucionare i riktheu të folurit një pacienteje pasi kishte pësuar goditjeje në tru

kallezimi penal nga komuna e prishtines jep doreheqje drejtori i inspektoratit se trashegimise kulturore 67f4320889d1d
Story i radhës

Kallëzimi penal nga Komuna e Prishtinës – jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit së Trashëgimisë Kulturore

Të fundit nga

Qentë ndihmojnë shtatzënat të jenë aktive

Femrat që zotërojnë qen, i plotësojnë më mirë nivelet e aktivitetit të rekomanduar gjatë shtatzënisë. Të gjitha studimet kanë rezultuar se kafsha e njohur zakonisht si “miku më i mirë i njeriut”,
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë