OBRM-PDUKM: Vendet tjera bëjnë marrëveshje për rrymë më të lirë, në RMV paralajmërohet shtrenjtim

1 minut lexim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thotë se “derisa vendet tjera bëjnë marrëveshje për energji elektrike më të lirë, tek ne paralajmërohet shtrenjtim”.

Nga OBRM-PDUKM e pyesin Kovaçevskin se çfarë ka bërë deri tani, duke e ditur se do të ketë krizë energjetike.

“Maqedonia me Kovaçevskin kryeministër sërish është lënë në baltë. Qymyri blihet me çmime të shtrenjta dhe nuk dihet as sa ka, nuk ka mjaftueshëm naftë dhe TEC-i i Negotinës funksionon me gjysmë kapaciteti dhe gazi kushton. Kovaçevski kishte gjithë verën për të marrë energji dhe nuk e bëri. Sa për krahasim, vendet fqinje dhe Evropa që nuk kanë qymyr e blejnë atë, e ruajnë gazin dhe lidhin kontrata për blerjen e energjisë elektrike sipas kushteve të tregut”.

“Shembulli i fundit i marrëveshjes për blerjen e energjisë elektrike me çmim të favorshëm prodhimi është ndërmjet Serbisë dhe Azerbajxhanit. E ndërsa vendet e tjera bien dakord për çmime të lira për blerjen e energjisë elektrike, dyshja Kovaçevski paralajmëron se rryma do të shtrenjtohet në vendin tonë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Story i mëparshëm

Një kampion bote për skuadrën e Serie A

Story i radhës

Bllokadë në aksin rrugor Manastir–Resnje–Ohër, protestojnë kultivuesit e frutave

Të fundit nga