OBRM-PDUKM: LSDM keqpërdor gjyqësinë për trysni politike

February 28, 2022
1 minut lexim

Nga OBRM-PDUKM menjëherë reaguan në lidhje me deklaratat e zëdhënëses së LSDM-së, Bogdanka Kuezeska duke thënë se ajo vjen pikërisht nga partia që ka pasur kryetar të amnistuar për krim.

“Në këtë moment presin përgjigje nga Kuzeska nëse LSDM do të bëjë tregti me firmën më të re të trashgimtarit të Zaev, Dushko Zaev. Sa 18 vjeçarë në Maqedoni mund të bëjnë biznes me miliona”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, LSDM po keqpërdor gjyqësinë për trysni politike ndaj OBRM-PDUKM-së që ka gjeneratë të re të politikanëve.

“Vendimet gjyqësore për lëndën Titanik janë vërtetim se Kovaçevski vazhdon me politikat e Zaevit me keqpërdorim të institucioneve gjyqësore për qëllime politike”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se ende nuk ka vendim gjyqësor për Dragi Rashkovskin, Donçevin, Zoran dhe Vice Zaev.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjendja në Ukrainë, MPJ me njoftim të rëndësishëm

Story i radhës

Moderatorja e re e “Kosheres”, Sarah Berisha: Isha në dush kur më njoftuan, çfarë më tha PM

Të fundit nga

ShkoLartë