OBRM-PDUKM akuzon kryeministrin Dimitar Kovaçevski se ka projektuar buxhetin më të madh dhe deficit që, siç shtojnë ata, është përtej të gjitha kornizave të qëndrueshmërisë.
“Buxheti i propozuar prej 5.3 miliardë euro është kolaps ekonomik për Maqedoninë me tregues kaq të keq ekonomik. Gjithashtu, deficiti, i cili parashikohet në pothuajse 5% të BPV-së, është rrezik për ekonominë dhe qëndrueshmërinë e sistemit. Dhe e gjithë kjo në kushtet kur rritja e ekonomisë është vetëm 2.9%.
Ky deficit më i madh deri tani do të duhet të mbulohet me huamarrje të reja të cilat në kushtet e krizës botërore do të kenë norma interesi gjithnjë e më të larta. Projektbuxheti i paraqitur në opinion aludon sërish se qeveria do të shpenzojë në mënyrë të pakontrolluar, pa respektuar parimet e konsolidimit fiskal, që është një mundësi për korrupsion dhe krim.
Qeveria nuk ka as një plan për t’u përballur me inflacionin, i cili është ndër më të lartët në Evropë. Mbi të gjitha, pa plan, me një synim, shpenzimi i sa më shumë parave për gjëra jo thelbësore, që nuk sjellin zhvillim”, akuzon partia opozitare.