Nga OBRM-PDUKM-ja kanë reaguar në lidhje me inflacionin që ka kapluar vendin si pasojë e krizës globale ekonomike dhe energjetike. Nga kjo parti akuzojnë Qeverinë e udhëhequr nga LSDM për keqmenaxhim të situatës ekonomike.
“Shportën konsumatore nuk e mbulojnë dy paga minimale, produktet themelore më të shtrenjta edhe për 50 për qind. Shporta konsumatore është 47 mijë denarë. Paga minimale është 18 mijë denarë, dy paga minimale nuk janë të mjaftueshme që të mbulohet muaji.
Shportën konsumatore nuk mund ta mbulojë asnjë pagë mesatare dhe një minimale. E tërë kjo është për shkak të inflacionit të cilin qeveria nuk mund ta parandalojë me asgjë.
Për shkak të krimit të qeverisë, e cila nuk punon për popullin, por për vete, 500.000 bashkëqytetarë tanë jetojnë me nga 150 denarë në ditë”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.