OBRM-PDUKM do ta mbështesë iniciativën e “Të Majtës” për referendum, tha sot lideri i partisë Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
“Ne kemi dorëzuar një iniciativë, ju e dini si është refuzuar nga Talat Xhaferi.
Ne do të mbështesim çdo iniciativë që është në drejtim të asaj që kërkojmë, pa marrë parasysh se nga cili grup i qytetarëve vjen, nëse ai grup formohet nga parti politike apo jo, nëse tema ka të bëjë me atë që kërkojmë”, tha Mickoski.
Sipas tij, nëse dikush hyn në vorbullën e nismave, atëherë do të mungojë thelbi.