oborri mbreteror shqiptar njofton fejesen e princ lekes ii me blerta celibashin 68eb8051c24b3

Oborri Mbretëror Shqiptar njofton fejesën e Princ Lekës II me Blerta Celibashin

October 12, 2025
1 minut lexim

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar ditën e sotme fejesën e Princit të Kurorës, Leka II i Shqiptarëve, me Blerta Celibashi. Lajmi u bë publik përmes një njoftimi zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale të Princ Lekës, ku theksohet se ceremonia intime e fejesës është mbajtur më 11 tetor 2025 në Ksamil, në Jug të Shqipërisë.

“Familja Mbretërore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi. Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë,” thuhet në njoftim.

Më tej, në komunikatën e Oborrit Mbretëror shtohet: “Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm.”

Në foton e publikuar bashkë me njoftimin, çifti shfaqet në një ambient elegant e të ndritshëm, duke mbajtur duart e njëri-tjetrit dhe duke buzëqeshur plot dashuri. Blerta shfaqet me një fustan krem të gjatë e me stil minimalist, ndërsa Princi Leka II me një kostum klasik blu të errët dhe kravatë të çelët, duke reflektuar përkushtim dhe harmoni në çdo detaj.

Ky është kapitulli i ri në jetën e Princ Lekës II, pas ndarjes së tij nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama ministres se shendetesise duhet te besh stervitje me shqipen 68eb7d1f2cb07
Lajmi i mëparshëm

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

IZET MEXHITI 7
Lajmi i radhës

Mexhiti: Çairi do të jetë shembulli i përfshirjes, barazisë dhe dinjitetit për çdo qytetar (VIDEO)

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë