Objekt me ndërtues të panjohur/ Ankohen nga Shtëpia e Pleqve në Çair

Këta janë disa nga banorët e Shtëpisë së Pleqve në Çair.

Përveç që kanë pakënaqësitë e tyre për institucionin ku jetojnë, së fundmi qetësinë ua ka prishur edhe fillimi i ndërtimit të këtij objekti aty pranë.

Milan Babiçiq druan se ndërtimi këtu do tua zërë dritën e diellit dhe se nuk do të ketë hapësirë as ku të marrin ajër të pastër.  

“Këtu nuk funksionon siç duhet, këtu sikur nuk jetojnë pensionistët, pleq janë, nuk duhet ashtu duhet të ketë evidencë edhe për ne, asnjë gozhdë nuk e kanë vendosur, plus edhe këtë, kjo është turp.”- deklaroi Milan Babiçiq, pensionist në Shëtpinë e Pleqve – Çair.

 

 

Të njëjtin shqetësim ka edhe kjo zonjë që po ashtu jeton në këtë shtëpi të pleqve.

 

“Ne pensionistët nuk kemi ajër, as dritë, asgjë. Në 6 kate do të bëhet ndërtesa, si do të jetojmë ne?! Ditët e pleqërisë duam t’i kalojmë të qetë, jo ta minojnë të gjithë ndërtesën, të më futen në dhomë, mjaft ishte me vjedhje.”- thotë një tjetër pensionist.

 

TV21 pyeti në Komunën e Çairit se kush po ndërton këtu dhe nëse ndërtimi po bëhet sipas planit. Nga atje na thanë se punimet janë ndërprerë sepse nuk ka leje për ndërtim.

 

 

“Inspektorati për ndërtim pranë Komunës së Çairit, ka dalë në terren dhe ka ndaluar punimet mbi parcelën kadastrale në fjalë.”- u përgjigjën nga Komuna e Çairit.

 

U përpoqëm të gjejmë atë që po ndërton këtu, por nuk arritëm. Edhe nga Komuna e Çairit na thanë se edhe për ta kryerësi i punimeve është i panjohur, sepse deri më tani askush nuk është drejtuar për të marrë leje dhe se në vendngjarje nuk është gjetur kryerësi i punimeve. 

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Italia nis përpjekjet e saj të ndihmës për Libinë e shkatërruar nga përmbytjet

Story i radhës

Gjermania dërgon dronë dhe automjete luftarake në Ukrainë si pjesë e paketës së re ushtarake

Të fundit nga