OBI-ja thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të ‘agresionit barbar’ të Izraelit kundër palestinezëve

min lexim

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) bëri thirrje të për ndërprerjen e menjëhershme të “agresionit barbar” të Izraelit kundër popullit palestinez, transmeton Anadolu.

Në një komunikatë përfundimtare të lëshuar pas një takimi të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv të OBI-së, blloku bëri thirrje për heqjen e menjëhershme të rrethimit të Izraelit në Rripin e Gazës.

Organizata ripohoi angazhimin e saj për “të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez, veçanërisht të drejtën e tyre për vetëvendosje dhe kthimin e refugjatëve palestinezë, të drejtën e tyre për pavarësi dhe mishërimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Palestinës në kufijtë e 4 qershorit 1967, me kryeqytetin e saj Al-Kuds Al-Sherif”.

OBI-ja ripohoi gjithashtu mbështetjen për “të drejtën legjitime të palestinezëve për vetëmbrojtje për t’u përballur me agresionin izraelit që synon jetën, shenjtërinë dhe pronat e tyre”.

Gaza tashmë po përjeton një krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Të paktën 471 njerëz u vranë dhe 342 të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza të martën vonë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza. Izraeli, megjithatë, ka mohuar përgjegjësinë për sulmin ajror.

Konflikti në rajon filloi më 7 tetor kur Hamasi filloi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm me shumë drejtime që përfshinte një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Hamasi ka thënë se inkursioni ishte në hakmarrje për bastisjet në Xhaminë Al-Aksa dhe dhunën në rritje të kolonëve izraelitë.

Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” në Rripin e Gazës.

Shefi i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lehtësuar “vuajtjet epike njerëzore”.

Të paktën 3.478 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, ndërsa shifra qëndron në më shumë se 1.400 njerëz në Izrael.





Story i mëparshëm

Vonesat në tunelin e Bllacës, Rustemi ua vë fajin shoferëve që nuk respektonin semaforët

Story i radhës

Dervishi: Për 20 orë shteti ka rënë. 2 gushti i ngjashëm me 21 janarin. U shkelën të gjitha ligjet me Ervin Muçën

Të fundit nga