Obeziteti shqetësim që duhet të trajtohet me seriozitet!

November 27, 2024
min lexim

Shkup, 27 nëntor – Pasi jemi futur në labirthe kur për gjithçka interesohemi e brengosemi por vetëm për atë se çfarë ushqimesh na servohen në tavolinë, sa herë brenda ditës ushqehemi e të tjera gjëra që janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë, por neglizhenca dhe pakujdesia i fut në sirtarin e gjërave të parëndësishme. E kjo sigurisht nuk kalon pa pasoja por për fat të keq pasojat dhe simptomat e para janë shfaqen më vonë, atëherë kur ndryshimet në fakt deformimet shfaqen në fizikun tonë. Obeziteti te të rriturit dhe fëmijët në Maqedoninë e Veriut është në nivel të lartë, njofton Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Kjo dëshmon që obeziteti nuk duhet të jetë vetëm shqetësim por të shihet si rrezik dhe kërcënim për shëndetin tonë në mënyrë që të merren masa adekuate. Mbi 50 për qind e popullsisë në vend është me obezitet, ndërsa viteve të fundit më së shumti kjo dukuri është përhapur tek fëmijët dhe adoleshentët. Shkaqet për këtë janë ushqimet e shpejta dhe mungesa e aktiviteteve fizike, shkruan Zhurnal.

Shkaktar i obezitetit ushqimi i pashëndetshëm –

“Në mbarë botën, që nga viti 1990, obeziteti është dyfishuar në mesin e të rriturve, dhe katërfishuar në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve – nga 5 deri në 19 vjeç. Në Maqedoninë e Veriut, 28.4 për qind e të rriturve jetojnë me obezitet. Në vendin tonë, obeziteti tek të rriturit është rritur me 13,6 për qind, dhe tek fëmijët dhe adoleshentët me 7,4 për qind, krahasuar me vitin 1990”, thuhet në raportin e ISHP.

“Në momentin që ne i ushqejmë me dhunë fëmijët sidomos kur kemi përshtypjen se një fëmijë nuk ka peshë të mjaftueshme, kjo ndikon që të çrregullohet qendra e ngopjes në tru dhe pastaj me kalimin e kohës këto fëmijë nuk arrijnë që të kontrollojnë ndjenjën e ngopjes dhe në momentin që ne marrim ushqim pas ngopjes, ushqim pasi që kemi plotësuar nevojat atëherë arrin deri tek mbi pesha”, tha Valbona Kadriu dietologe.

Dietologët thonë se përveç obeiztetit, ushqimet e shpejta rrezikojnë edhe shkaktimin e sëmundjeve tjera serioze.

“Neve e dimë se rreth objekteve të shkollave janë të instaluara fatkeqësisht këto objekte ose shitje të produkteve të gatshme, të produkteve të përpunuara, që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese, nuk kanë benefite për organizmin e fëmijëve, përpos që kanë materie të dëmshme, që me kalimin e kohës po shkaktojnë edhe sëmundje të ndryshme përveç obezitetit edhe të hipertensionit, sëmundje të ndryshme kardiovaskulare, sëmundjet kancerogjene”, shtoi Kadriu për Alsat.

Pasiviteti fizik te fëmijët është një nga përcaktuesit kyç të obezitetit

Shumica e fëmijëve me peshë të shtuar trupore dhe obezitet jetojnë në zona urbane, thuhet në kumtesën e sotme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Ditën Botërore të Obezitetit. Sipas të dhënave të Institutit, shumica e fëmijëve me peshë të shtuar trupore dhe obezitet jetojnë në zona urbane. Kjo mbase është e kuptueshme përshkak të pasivetit të tyre, pra mungesës së aktiviteteve fizike gjë që i karakterizon fëmijët që jetojnë në zona rurale.

“Pasiviteti fizik tek fëmijët për shkak të mundësive të reduktuara për mjedise të sigurta jetese të cilat promovojnë lojë aktive dhe lëvizje të fëmijëve, sjellin më pak lëvizje dhe përdorim të pajisjeve elektronike, si aspekt kyç të obezitetit: afërsisht 40 përqind e fëmijëve të moshës gjashtë deri në nëntë vjeç kalojnë kohën para televizionit ose përdorin pajisje elektronike për më shumë se dy orë në javë, më shumë se gjysma – 63 për qind lëvizin në mënyrë aktive nga dhe prej shkollës, në këmbë ose me biçikletë”, theksojnë nga OBSH-ja.

Ushqyerja dhe përmbajtja e ushqimeve sot duhet të jenë temë kryesore e kujdesit për shëndetin e secilit prej nesh. Pasi jemi futur në labirthe kur për gjithçka interesohemi e brengosemi por vetëm për atë se çfarë ushqimesh na servohen në tavolinë, sa herë brenda ditës ushqehemi e të tjera gjëra që janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë, por neglizhenca dhe pakujdesia i fut në sirtarin e gjërave të parëndësishme.

E kjo sigurisht nuk kalon pa pasoja por për fat të keq pasojat dhe simptomat e para janë shfaqen më vonë, atëherë kur ndryshimet në fakt deformimet shfaqen në fizikun tonë. Obeziteti te të rriturit dhe fëmijët në Maqedoninë e Veriut është në nivel të lartë, njofton Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Kjo dëshmon që obeziteti nuk duhet të jetë vetëm shqetësim por të shihet si rrezik dhe kërcënim për shëndetin tonë në mënyrë që të merren masa adekuate. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Largimi i shqiptarërve nga puna, ASH e Selës reagon ndaj VLEN-it: Mos bëni autogola, mos u bëni zëdhënës të VMRO-së!

Story i radhës

NATO s’e komenton vendimin për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë

Të fundit nga

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”

Salah te Barcelona?

Ka disa javë që raportohet se Barcelona po ndjek me vëmendje situatën e sulmuesit Salah te Liverpool. Egjiptiani konsiderohet një transferim strategjik në “Camp Nou”. Nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin sportiv,
ShkoLartë