NYT: Nëse rusët pushtojnë Bakhmut, “kuzhinieri i Putin-it” do të përfitojë më së shumti

November 8, 2022
min lexim

Forcat ruse vazhdojnë sulmet e tyre në Bakhmut, një qytet ukrainas në rajonin e Donetsk-ut.

Pak ditë më parë forcat proruse njoftuan se po i afroheshin qytetit dhe pala ukrainase pranoi se situata në atë pjesë të frontit është jashtëzakonisht e pafavorshme.

Si pjesë e forcave pro-ruse që përparojnë drejt Bakhmut, vepron grupi paraushtarak Wagner, i cili është nën komandën e Yevgeny Prigozhin, shkruan New York Times.

Edhe pse qyteti, të cilin Rusia e sulmon prej muajsh, ka pak vlerë strategjike, ai është i rëndësishëm për rusët për t’i dhënë fund një serie poshtëruese disfatash.

Një kapje e mundshme e Bakhmutit do të ndikonte gjithashtu në fuqinë politike të Yevgeny Prigozhin, një biznesmen misterioz që shërbeu nëntë vjet në një burg sovjetik për vjedhje.

Prigozhin dikur u tall si “kuzhinieri i Putin-it” për shkak të interesave të tij të biznesit në mikpritjen, por tani është një forcë në rritje në lojërat e pushtetit politik të Rusisë.

Në daljet publike, Prigozhin ende thekson besnikërinë e tij ndaj Putin-it, por në të njëjtën kohë tregon shenja në rritje të pavarësisë së tij. Dëshmia më e madhe e rritjes së pavarësisë së tij ishte kritika e ashpër ndaj veprimeve të komandantëve ushtarakë të caktuar nga Kremlini.

Prigogine është gjithnjë e më i pavarur

Një nga komandantët që ai kritikoi, gjenerallejtënant Alexander Lapin, kreu i Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë, është larguar që atëherë. Ai u zëvendësua, të paktën përkohësisht, nga gjeneralmajor Aleksandar Linkov.

Instituti për Studimin e Luftës, një grup kërkimor me bazë në Uashington, pretendon se Prigozhin ka punuar në mënyrë aktive për të zgjeruar ndikimin e tij duke fshehur ambiciet e tij pas deklaratave të besnikërisë ndaj Putinit dhe thirrjeve për unitet kombëtar.

Për vite të tëra, Prigozhin përsëriti se ai është thjesht një biznesmen që drejton një biznes hotelerie.

Megjithatë, duke përdorur kontaktet e ngushta ushtarake që ai bëri përmes biznesit të tij të furnizimit me ushqime, ai fitoi një reputacion si një ndërmjetës shumë i fshehtë për Kremlin-in, duke rekrutuar mercenarë për t’i shërbyer interesave ruse në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Gjatë një vizite të fundit në rajonin e Kursk-ut të Rusisë, ai u takua me biznesmenë vendas për të arritur një marrëveshje mbi organizimin e milicive popullore, të cilat nuk do t’i nënshtroheshin një hierarkie të rregullt ushtarake. Gjatë luftës me Ukrainën, Prigozhin u pozicionua me sukses si një person me ndikim dhe fuqia e tij mund të rritet më tej në rast të pushtimit rus të Bakhmut.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Napoli – Empoli, pa gola pjesa e parë

Story i radhës

Këshilli i ambasadorëve: Me shqetësim i përcjellim ngjatjet në pjesën veriore të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë