Një ngjarje e rëndë u shënua dje në qytetin e Sarandës, pamjet e së cilës u dërguan ekskluzuvisht për JOQ Albania. Sherri masiv ku dukej se ishin përfshirë disa burra e femra ndodhi si shkak i diskriminimit racor.
Një dëshmitar nga vendngjarja ka zbardhur për JOQ, ngjarjen që ngriti në këmbë Sarandën me ulërima.
Një 16-vjeçar me ngjyrë dhe nëna e gjyshja e tij me banim në Angli u sulmuan nga një grup shqiptarësh racistë. I mituri po mundohej të mbronte gjyshen dhe të ëmën nga shqiptarët agresivë që po i gjuanin me shkopa gome, e që nxorën dhe thikat pas.
E gjithë lagja doli në mbrojtje të shqiptarit dhe nisën të dhunonin të riun e ta shanin me shprehje raciste, pasi e mendonin si turist të huaj sepse ishte me ngjyrë.
Reagimi për JOQ Albania nga dëshmitarë në vendngjarje:
“Te lutem kuptoni se kjo situat ndodhi me motiv rracismi. Djal i vogel 16 vjec u mundua te mbroje nenen e tij nga nji person qe i qelloi makines tyre me makin 3 her, ne kohen kur mami i tij po i bente foto makines per te dhanat se shoferi nuk kishte letrat e makines ne gjendje, shoferi goditi nenen e tij me makine.
Djali 16 vjec Doli duke mbrojtur nenen dhe gjyshen qe ta ndalote shoferin mos ti shtype me makin, shoferi athere nxorri shkopin e gomes nga makina qe ti qollonte djalit 16 vjec se ai ju duk i huaj dhe esht me ngjyr dhe po perdorte fjal dhe sharje rraciste.
Athere u mbolodhen gjith shqiptaret e lagjes duke rrahur djalin 16 vjec dhe thojin’vrisjenin zezakun, mbyteni, thereni’.
Gjyshja po u luteshte mos ti qelloshin nipit te saj dhe jan femit te tjere ne makin te tmerruar dhe po uleritshin ne makin por ato nuk ndegjoshin dhe nxorren thikat.
Nena e djalit 16 vjec po mundonte te mbrojte femin nga dhuna por ato i goditen shum here me grushta dhe e hodhen ne tok disa her. Sic duket Edhe ne video 4 burra duke I terheq floket djalit 16 vjec dhe duke I goditur shpesh her, dhe kur nena po mundohet me I ndaluar kto lloj njerz qe thrrasin veten burra, goditen femren dhe hodhen ne toke.
Djali 16 vjec ka nenen shqiptare por shqiptaret nuk e pranojn femin dhe nuk e besojn Si shqiptar.
Familia nga Anglia kishte ardhur ne shqiperi per pushime, por femit e vegjel kan ngelur te tmerruar dhe kerkojn te kthehen ne shtetin banues sa me shpejt. Kjo situate ndodhi me motivim rracist nga gjuha qe por perdornin banuesit e sarandes qe I qelloshin femis 16 vjec dhe nanes tij. Banuesit ishin te gjith nga mosha 25-55 vjec te meshkujve qe po qelloshin femin dhe femrat. Banuesit qe po qelloshin, hoqen telefonat nga duart e femrave dhe I hodhen larg.
Nji shqiptar qe nderhyu per te mbrojtur familien e huaj, e ndjeken me thike per ta vrar se nderhyu per te huajt sic shikohet Edhe ne video.
Turistat e tjere qe e vezhguan kte situat, po rrinin larg nga frika dhe u afruan te ndimojn familjen mbasi ato banuesit te pa bes iken kur u afruan sirenat e policise.
Kto lloj ngjarje, situata dhe rracism I pa pare, do ta leje Shqiperine gjithmon te pa zhvilluar. Njerzit me ngjyre me kte vend Nuk jan te mirepritur dhe turistat duhet pa tjeter te Ken frik ne Shqiperi. Parat e te till personave kurr Nuk blen edukimin e tyre dhe hapjen e mendjeve te till.”