MPB informon se gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Nikolla Karev” në Shkup është arrestuar 27-vjeçari E.I. nga fshati Vizbeg i Shkupit.
I njëjti dyshohet se ka rrezikuar sigurinë duke u kanosur me armë pas një sherri.
“Gjegjësisht, kësaj në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare”, E.I. i cili drejtonte motoçikletën “Piaggio”, me targa të Shkupit, pas një mosmarrëveshje të mëparshme për shkak të mosmarrëveshjes në komunikacion me A.H.(38) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve “Passat”, me targa të Shkupit, ka nxjerrë pistoletën, por është penguar që ta përdorte të njëjtën”, thonë nga MPB duke shtuar se pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.