Në kuadër të aktiviteteve të rregullta, me qëllim të edukimit të brezave të rinj, policia në Gjilan ka mbajtur një ligjeratë interactive me nxënësit e klasës së katërt të shkollës së mesme të ulët “Abaz Ajeti” , në Gjilan.
Sic njofton policia, nxënësit në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre, kishin përgatitur pyetje të ndryshme që lidhen me punën policore, sfidat dhe misionin e ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.
Tutje, në komunikatë bëhet e ditur se diskutimi u pasurua me pyetjet e nxënësve, që pasqyruan një interesim të veçantë dhe kureshtje për rolin e Policisë në shoqëri.
Ndryshe, në panel, përveç zyrtarëve policorë, morën pjesë edhe prindër të nxënësve, të cilët sipas policisë e përkrahën këtë iniciativë edukative, duke e vlerësuar si një mënyrë të mirë për të ofruar fëmijët me institucionet e sigurisë dhe për të ndërtuar besim të ndërsjellë.
Policia e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për të qenë afër komunitetit në çdo aspekt, me theks të veçantë në edukimin dhe vetëdijesimin e fëmijëve dhe të rinjve.
Burimi: botasot.info