Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dronët ushtarakë

August 21, 2023
1 minut lexim

Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dhe si t’i luftojnë dronët ushtarakë në vitin e ri shkollor, sipas planit mësimor të publikuar të hënën nga Ministria e Arsimit e Rusisë.

Moska njoftoi në nëntor të vitit të kaluar se do ta kthejë sistemin sovjetik për stërvitjen e fëmijëve nga viti 2023, në një kohë kur po e vazhdon luftën tashmë 18-mujore në Ukrainë.

Lënda e dronëve, të cilën do ta mësojnë fëmijët nga mosha 15 vjeçe deri në atë 17 vjeçe, po futet nëpër shkollat e mesme tani që territori rus është duke u sulmuar pothuajse çdo ditë nga dronët ukrainas dhe në një kohë kur përdorimi i tyre në konflikt po bëhet i rëndësishëm.

Sipas uebsajtit të Ministrisë së Arsimit të Rusisë, nxënësit do të “mësojnë mënyrat sesi mund të përdorën në luftë mjetet ajrore (UAVs)”.

Ata do të kryejnë, po ashtu, “detyra praktike për pilotimin e dronëve”, si dhe “do të mësojnë algoritmin e luftimit të dronëve të armikut”.

“Futja e një lënde të tillë në shkolla do ta bëjë të mundur përgatitjen sistematike të qytetarëve tanë për konfrontim të mundshëm me armikun”, tha ligjvënësi Sergei Mironov në nëntor 2022, kur bëri fushatë për kthimin e lëndës për stërvitjen e nxënësve.Qëkur Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, autoritetet ruse e kanë udhëhequr një fushatë të gjerë për rritjen e patriotizmit nëpër shkolla.

Shkollat janë urdhëruar ta lëshojnë himnin kombëtar dhe ta ngrenë flamurin në fillim të çdo jave.

Kremlini po ashtu futi në plan edhe orë mësimore – të cilësuar si “biseda të rëndësishëm” – për mesimin e revizionizmit të Luftës së Dytë Botërore, vlerave ruse dhe narratives zyrtare të Moskës se trupat e saj “po i mbrojnë” bashkatdhetarët në Ukrainë.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Uka: Peticioni për largimin e kryetarëve është ide e gabuar, të caktohet data e zgjedhjeve siç e kërkon ShBA

Story i radhës

Sulmoi kameramanin e “Alsat”-it, arrestohet shkupjani

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë