nxenesit e shkollave fillore nga neser nuk jane te obliguar te mbajne maska 624339ced5677

Nxënësit e shkollave fillore nga nesër nuk janë të obliguar të mbajnë maska

March 29, 2022
1 minut lexim

Nxënësit në shkollat ​​fillore nga nesër, më 30 mars, nuk duhet të mbajnë më maska ​​gjatë orëve të mësimit, pasi Qeveria sot pranoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, të dorëzuar gati dy javë më parë.

Në fund të javës së kaluar, Shtabi i Përgjithshëm Koordinues për Ballafaqimin me Covid-19 ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave në shkollat ​​fillore, si dhe rekomandimin për mësimdhënien me prezencë fizike në fakultete.

Siç njoftohet, nxënësit që dëshirojnë, do të mund të mbajnë maska.

Ky vendim nuk vlen për mësuesit dhe personelin tjetër të shkollës. Ata ende do të duhet të mbajnë maska mbrojtëse brenda në shkollë. Detyrimi për të mbajtur maska ​​mbetet për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentëve që ndjekin mësimet me prezencë fizike.

MARKETING

RENT A CAR

polonia do te ndaloje importet e thengjillit nga rusia 624336c67c624
Story i mëparshëm

Polonia do të ndalojë importet e thëngjillit nga Rusia

daut haradinaj kujton deshmoret e shishmanit te gjakoves 62433e429a7c3
Story i radhës

​Daut Haradinaj kujton dëshmorët e Shishmanit të Gjakovës

Të fundit nga

Kandidatë që s’votuan as veten

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në Parlament.  Në këtë proces puna në terren dhe krijimi i besimit tek

Capital T dhe Majku po vijnë me bashkëpunim

Dy artistët e njohur, Capital T dhe Majku po vijnë me një bashkëpunim. Përmes një postimi në Instagram, dyshja kanë bërë të ditur se pjesë e klipit është  influencerja e njohur, Elsa
ShkoLartë