Nxënësit e profesorët nuk duan të largohen nga “Xhevdet Doda”

min lexim

Këta nxënës që janë mbledhur këtu qëllim kanë pasur që mësimin ta nisin në shkollën që ishin regjistruar, atë të Gjimnazit “Xhevdet Doda”.

Por Drejtoria e Arsimit aty i ka sjellë nxënës fillorist të dy shkollave tjera e ata ka planifikuar t’i dërgoj tek Gjimnazi Matematikor.

Prandaj edhe po protestojnë për herë të dytë para këtij Gjimnazi.

Kundërshtimit iu kanë bashkuar edhe disa profesor të “Xhevdet Dodës”.

“Ne jemi kundër ndërrimit të shkollës tonë, shkolla jonë nuk po zhvendoset për me rritë cilësinë por shkolla jonë po zhvendoset me lëshu vend, dmth me ja lshu vendin shkollave tjera se spo kanë ku i qojnë”, ka deklaruar Ahmet Ahmeti – Mësimdhënës.

E prindërit po thonë që fëmijët e tyre po maltretohen me këto ndryshime të lokacioneve.

“Sot psh. fëmijen tim, unë e kam regjistru këtu e tash prej këtu e dërgoj me një shkollë tjetër. Kjo Xhevdet Dodës është hera e tretë a katër që i ndodhë. Nga objekti në qendër, shko në Ali Sokol, nga atje hajde këtu, prej këtu tash atje edhe atje është e përkohshme, nuk është zgjidhje përfundimtare”, ka thënë Muhamet Purellku – Prind.

Ndërkohë, ata që kanë vendosur të mos i bashkohen protestës kanë vazhduar me procesin mësimor normalisht në shkollën e paraparë nga Drejtoria komunale e Arsimit.

E pikërisht ky institucion ditën e djeshme kishte thënë se mësimdhënësit po shtyhen nga politika për të kundërshtuar reformën e re në Komunën e Prishtinës për mësimin gjithëditor.

Komuna kishte vendosur që nga ky një shtator të filloj mësimi tërëditor në pesë shkolla të kryeqytetit, duke ua ndërruar lokacionin disa kalsëve në mënyrë që të akomodohen ato më të ulëtat për të cilat vlen ky ndryshim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Afron sezoni i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara

Story i radhës

Berisha bën thirrje para ndeshjes me Rumaninë

Të fundit nga