Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi priti sot në takim nxënësit e shkollës fillore “Alija Avdoviq” nga fshati Batincë.
“Sot, në Kuvend na vizituan një grup nxënësish nga shkolla fillore “Alija Avdoviç” e Batincës. Kjo vizitë ishte një rast i shkëlqyer për t’i inkurajuar ata të angazhohen dhe të kontribuojnë në të ardhmen e vendit. Në energjinë e tyre mund të vërehej një dëshirë e madhe për të mësuar dhe për të bërë ndryshime pozitive në shoqëri”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Burimi: alfax.mk