Nxënësit dhe studentët do të mund të shfrytëzojnë subvencione deri 100 mijë denarë për blerjen e instrumenteve muzikore

December 29, 2024
1 minut lexim

Shkup, 29 dhjetor – Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut do të mbështesë nxënësit dhe studentët nga sfera e muzikës për blerjen e instrumenteve muzikore për nevoja arsimore.

“Ministria bën kthimin e një pjese të paguar të mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e nxënësve të rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore në të cilën realizohen plane dhe programe për art muzikor”, raportoi Ministria, duke theksuar që kjo mundësi është edhe për studentët e muzikës.

Konkursi për kthimin e mjeteve për instrumente muzikore të blerë për vitin shkollor e akademik 2024/2025 do të jetë i hapur deri më 10 janar të vitit 2025.

“Aplikimi bëhet në formë elektronike. Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit duhet të plotësojnë aplikacionin elektronik dhe t`ia bashkangjesin dokumentacionin përkatës në ueb faqen në vazhdim: http://e-uslugi.mon.gov.mk”, sqaroi Ministria.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si ta mësoni fëmijën tuaj të vogël të ndajë gjërat

Story i radhës

Shtohen arrestimet për alkoolin/ Gjatë dhjetorit janë prangosur 161 shoferë

Të fundit nga

Dy të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Rusia kreu sulme me dronë në kryeqytetin ukrainas të Kievit mes të martës dhe të mërkurës. Gjatë sulmit u vranë dy njerëz dhe u plagosën të paktën gjashtë të tjerë. Sulmi gjithashtu

​Këta telefona mbeten pa WhatsApp sot

WhatsApp do të ndalojë mbështetjen e sistemeve operative më të vjetra në Android dhe iOS, që do të thotë se disa telefona inteligjentë nuk do të mund ta ngarkojnë këtë aplikacion të
ShkoLartë