Drejtoria e Arsimit Gjakovë ka njoftuar se në kuadër të planit të masave për ta rritur nivelin e sigurisë në shkolla, sot gjatë kontrollit nga personeli i SHMT “Nexhmedin Nixha”, është gjetur një armë zjarri e cila i takonte një nxënësi të klasës XI.
Sipas njoftimit, menjëherë janë njoftuar organet e rendit dhe tani po merret policia me rastin.
“Ky është rasti i dytë gjatë kësaj jave.
Kërkojmë mobilizim dhe ndihmë nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së komunës.