Nxehet situata, Kader largohet pas deklaratës së Xhenetës për Lumbardhin

June 8, 2025
1 minut lexim

Një debat i papritur ka sjellë tension në studion e “E Diell”, ku e ftuar ishte Kader Kicaj. E pyetur për jetën personale, Kaderi tregoi se aktualisht nuk është në një lidhje:

“Jam shumë mirë, jam në paqe, jam single,” u shpreh ajo me qetësi.

Por atmosfera ndryshoi kur Xheneta, e pranishme gjithashtu në panel, solli në vëmendje emrin e ish-partnerit të Kaderit, Lumbardhit, një emër që u bë i njohur për publikun nga “Big Brother VIP Kosova”.

Sipas Xhenetës, pas daljes nga formati, ajo është kontaktuar në rrjete sociale nga disa ish-banorë, përfshirë edhe Lumbardhin.

Më ka bërë follow dhe më ka ngacmuar, por unë e refuzova nga respekti për Kaderin,” u shpreh ajo, duke theksuar se mes tyre nuk kishte pasur asnjë lloj afrimiteti më parë.

Deklarata e saj nuk u prit mirë nga Kaderi, e cila u duk e mërzitur dhe kërkoi të mbyllte menjëherë diskutimin:

“A ka mundësi ta ndërpresim këtu këtë muhabet? Nuk kam ardhur të flas për ex-at,” tha ajo me ton serioz, përpara se të largohej nga studio.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Nga nesër fillon Java e Krenarisë në Prishtinë nën sloganin “Asnjë Hap Mbrapa”

Të fundit nga

Dvalishvili mbron titullin kampion

Luftëtari gjeorgjian Merab Dvalishvili ka mbrojtur titullin kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha 57-62kg). Në eventin UFC-316 zhvilluar në Nju Xhersi (Amerikë), ai mundi me “submission” në raundin e tretë amerikanin Sean
sqmken
ShkoLartë