Nvidia sulmohet nga hakerët, vidhen 1TB të dhëna

March 2, 2022
1 minut lexim

Nvidia konfirmoi ditën e Marte se një pjesë e të dhënave u vodhën si pjesë e një sulmi kibernetik javën e kaluar. “Hakerët kanë marrë kredenciale të punonjësve dhe disa informacione të Nvidia nga sistemet dhe kanë filluar ta publikojnë online,” tha kompania.

Nvidia nuk speciifkoi se çfarë është vjedhur nga sistemet e saj. Por sipas PCMag, një grup hakerash quajtur LAPSUS$ mori përgjegjësinë për sulmin. Ky grup thotë se ka marrë 1TB të dhëna përfshirë kodet burimore të driverave.

Ata kërkojnë nga Nvidia një shumë për mos publikimin e informacionit.

Pasi u vu në dijeni të sulmit më 23 Shkurt, Nvidia tha se kishte njoftuar agjencitë ligjzbatuese dhe se ka filluar punën me ekspertë të sigurisë kibernetike lidhur me incidentin.

“Nuk kemi prova për implementimin e një ransomware e as nëse sulmi ka të bëjë me konfliktin Rusi-Ukrainë,” tha Nvidia. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Nënat e ushtarëve”: Rusia nuk i bindet ligjit ushtarak, Moska po bllokon informacionet për të afërmit e ushtarëve të vrarë

Story i radhës

Letra urgjente për BE-në dhe NATO-n: Serbia mund të sulmojë Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë