Nvidia RTX 4060 Ti do të zhgënjejë shumë gamera

December 15, 2022
1 minut lexim

Nvidia RTX 4060 Ti është karta më e fundit grafike të cilës ju zbuluan specifikat nga një përdorues në Twitter quajtur kopite7kimi, i njohur edhe për besueshmërinë e informacionit lidhur me këtë industri.

Grafika e përdorur është AD106 dhe ka një numër bërthama CUDA prej 4352 së bashku me 8GB GDDR6 RAM dhe TDP prej 220W.

Karta grafike ka një memorie 128-bit duke i siguruar në teori një bandwidth prej 288GB/s.

RTX 4060 Ti duket të ketë më pak bërthama CUDA sesa RTX 3060 Ti e cila numëron 4864. Ajo që bie në sy është përdorimi i vetëm 8GB memorie. Gamerat ishin të zhgënjyer edhe me specifikat e RTX 3060 Ti që kishte vetëm 8GB memorie jo më të imagjinojmë reagimin e tyre me RTX 4060 Ti.

Gjithësesi këto janë vetëm spekulime dhe specifikat mund të ndryshojnë në varësi të reagimit të përdoruesve ndaj RTX 4070 Ti dhe 4070 që pritet të debutojnë apo edhe grafikat rivale të AMD me arkitekturën e re RNDA 3. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ngrihet alarmi në Konvikt, roja gjendet në dhomë me 3 studente (VIDEO)

Story i radhës

Osmani: Aplikimi për anëtarësim në KE dhe në BE, ngjarje kulminante të këtij viti

Të fundit nga

ShkoLartë