Nvidia prezanton kartat e reja grafike RTX 40 më 20 Shtator

1 minut lexim

Konferenca e teknologjisë së Nvidia do të mbahet në fund të këtij muaji bëri të ditur kompania.

Konsumatorët do të mund të shohin konferencën në uebsajtin e Nvidia më 20 Shtator dhe të transmetohet në Twitch dhe YouTube.

Kompania thotë se eventi do të përfshijë teknologjitë më të fundit gaming, grafike dhe kreative. Pritet që në këtë event Nvidia të prezantojë seritë RTX 40 ndërsa një logo e GeForce RTX shfaqet edhe në baner.

Nvidia më herët ka thënë se do të zbulojë grafikat e para Ampere-Next këtë vit. Mbetet për tu parë sesi do të performojnë seritë RTX 40 ndërsa modelet RTX 30 kanë filluar të bëhen të disponueshme gjerësisht dhe me çmime më të ulëta pas krizës së çipeve. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

10 vite karrierë, Kida falenderon fansat e saj, ka një premtim të madh

Story i radhës

“Nuk e japim Vlorën”/ Vlonjatët nuk mirëpresin anijen speciale për prodhimin e energjisë

Të fundit nga