Nvidia lançon një tjetë përditësim driveri për seritë RTX 50

April 30, 2025
1 minut lexim

Nvidia ka lançuar një tjetër përditësim të driver-it grafik që adreson problematikat e shfaqura në seritë RTX 50.

Versioni 576.26 i driver-it është bazuar në lançimin e mëhershëm 576.02 në fillim të muajit i cili në vetvete përmbante një numër rregullimesh për probleme të shfaqura në të kaluarën.

Ky i fundit adreson një problem me temperaturën gjithashtu problemet me dridhjet e ekranit në lojëra si Forza Horizon 5, korruptimin grafik në Forza Motorsport dhe rënien e kartave grafikave RTX 50 në Black Myth: Wukong.

Gjithashtu adreson probleme në Red Dead Redemption 2, Horizon Forbidden West, Dead Island 2 dhe Resident Evil 4 Remake.

Është hera e pestë që Nvidia ka lançuar një përditësim për rregullimin e problemeve të shfaqura muajt e fundit që nga debutimi i serive RTX 50 në Janar. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ambasada Amerikane flet për bllokadën institucionale të Kuvendit

Story i radhës

Luis Enrique: Donnarumma ka bërë pritje të shkëlqyera

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë