Nvidia lançon kartat grafike RTX 40 për laptopët

Nvidia prezantoi zyrtarisht linjën e kartave grafike RTX 40 për laptopë në evenimentin vjetor të teknologjisë CES 2023.

Linja përfshin modelet RTX 4090, RTX 4070, RTX 4060 dhe RTX 4050. Këto çipe për laptopët ofrojnë një prej performancave më të mira në secilin prej segmenteve ku konkurrojnë nga gamerat tek entuzuastët.

Në krye të linjës është GeForce RTX 4090 16GB. Ato janë versione të shkurtuara të kartave grafike desktop për një arsye të thjeshtë, duhen 400+W energji për të ushqyer një kartë grafike të tillë në desktop ndërsa laptopët kanë opsione të kufizuara energjie.

RTX 4090 mbështetet në bërthamën AD103 me 9728 bërthama CUDA, po aq sa ka RTX 4080 për desktopët. Karta grafike mund të konsumojë deri në 175W falë frekuencë turbo prej 2.04Ghz.

E dyta në linjë është GeForce RTX 4080 që ka 7424 bërthama CUDA dhe vjen me 12GB GDDR6 me ndërfaqen 192-bit. Kjo kartë grafike bazohet në dizajnin AD104 që është i njëjti çip përdorur në RTX 4070 Ti por një version i shkurtuar.

Ka një frekuencë bazë prej 1.86Ghz dhe turbo prej 2.28Ghz. Modelet e segmentit të lartë RTX 4090 dhe RTX 4080 do të debuojnë më 8 Shkurt në laptopët e parë që kanë kosto nga 1999 dollarë.

RTX 4070 dhe RTX 4060 kanë 8GB GDDR6. Të dy kartat grafike mbështeten mbi profilin 35W por mund të konsumojnë deri në 115W. RTX 4070 ka 4608 bërthama CUDA dhe frekuencë turbo prej 2.17Ghz ndërsa RTX 4060 ka 3072 bërthama CUDA dhe frekuencë turbo prej 2.27Ghz.

Të dy kartat grafike kanë një ndërfaqe memorie prej 128-bit. Së fundi vjen RTX 4050 6GB me frekuencë turbo prej 2.37Ghz.

Laptopët e parë me RTX 4070, 4060 dhe 4050 do të dalin në shitje nga 22 Shkurti për 999 dollarë. Blerësit mund të presin performancë të përafërt me kartën grafike RTX 3080 për laptopët duke konsumuar 1/3 e energjisë në 1440p dhe 80+fps. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lecce fiton me përmbysje ndaj Lazios

Story i radhës

Faruk Haxhibegiç, selektor i ri i Bosnjës dhe Hercegovinës

Të fundit nga