Nvidia i afrohet Apple ndërsa vlera e saj e tregut rritet me 9 përqind gjatë Tetorit

November 4, 2024
1 minut lexim

Nvidia ishte prej kompanive me rritjen më të madhe të vlerës së tregut gjatë muajit Tetor nisur nga kërkesa e fortë për çipe të inteligjencës artificiale ndërsa më shumë kompani po integrojnë AI në operacionet dhe produktet e tyre.

Vlera e tregut e Nvidia u rrit me 9.3 përqind në Tetor në 3.26 trilionë dollarë ndërsa furnizuesi i kompanisë TSMC shikoi vlerën të rritet me 6.5 përqind në 832.8 miliardë dollarë.

Rritjet erdhën pasi prodhuesi më i madh në botë i kontraktuar i çipeve raportoi financa më të mira sesa pritej. Apple mbetet në krye me një vlerë tregu prej 3,41 trilionë dollarë.

Në Tetor vlera e tregut e Meta dhe Microsoft ra në 3 trilionë dhe 1,43 trilionë dollarë ndërsa të dy kompanitë paralajmëruan përshkallëzim të kostove AI. Në Azi Tencent Holding ra me 9 përqind në 483 miliardë dollarë në Tetor.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ata do të mendojnë se unë jam Sir Alex Ferguson i ri!” – Ruben Amorim i vetëdijshëm për pritjet te Man Utd

Story i radhës

Mbahet panairi tradicional i artizanateve në Kumanovë

Të fundit nga

ShkoLartë