Nvidia GTX 1650 është karta grafike më popullore mes gamerave

Muajin e kaluar u raportua se karta grafike RTX 3060 e Nvidia kishte eklipsuar modelin GTX 1650. Statistikat e mujit Mars tregonin një rritje me 10 përqind për RTX 3060 kur më parë sillej në 3 apo 4 përqind.

Shifrat e fundit të muajit Prill e kthejnë RTX 3060 përsëri në atë pozicion ku ishte me 4.66 përqind në vendin e tretë pas 1650 në vendin e parë dhe 1060 në vendin e dytë.

Ka një dallim mes rezultateve të RTX 3060 dhe 1650. Steam përfshin laptopët dhe desktopët me 1650 ndërsa me RTX 3060 ato llogariten ndaras.

Në total RTX 3060 nëse marrim kompjuterët desktop dhe laptop së bashku kanë 9.17 përqind të përdoruesve. Nëse shtojmë variantin Ti pjesa e 3060-ës rritet në 13.44 përqind të përdoruesve që kanë këtë model.

Kartat grafike të Nvidia RTX 30 janë shumë popullore në mesin e përdoruesve të Steam ku 30 përqind e tyre i përdorin ato. Ekuivalentët e tyre siç janë seritë RX 6000 të AMD janë 10 herë më pak popullorë me vetëm 3 përqind e përdoruesve.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Kryeparlamentari i Türkiyes ndërhyn ndaj protestës së delegacionit ukrainas në takimin e PABSEC-ut

Story i radhës

“Bejko po bën fushatën më të varfër në Tiranë”/ Gazetari zbardh prapaskenat: Ja pse s’ka fonde

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez