Nvidia do të prezantojë kartat e reja grafike RTX 50-series në CES 2025

1 minut lexim

Nvidia raportohet se do të prezantojë RTX 5070 së bashku RTX 5080 dhe RTX 5090 në CES 2025 në Janar. CEO i Nvidia Jensen Huang do të mbajë një prezantim më 6 Janar në CES ndërsa Wccftech pretendon se Nvidia do të zbulojë tre karta grafike RTX 50-series.

Prej specifikave të spekuluara të RTX 5090 dhe RTX 5080 është sasia e memories ku i pari do të ketë 32GB VRAM GDDR7 dhe konsum prej 600W. Wccftech raporton se RTX 5070 do të ketë memorie 192-bit 12GB GDDR7.

Gjithashtu sipas informatorëve të tjerë të industrisë si kopite7kimi, çipi grafik do të vijë me 12GB VRAM dhe 250W konsum.

Bazuar në të dhëna të tjera si shpejtësia e memories prej 32Gbps në RTX 5080, kjo e fundit do të jetë më e shpejtë dhe të konsumojë më pak energji se RTX 4090.

Të tre kartat do të kenë një konektor të vetëm 12VHPWR dhe janë të bazuara në arkitekturën e fundit Blackwell. Kujtojmë se seritë RTX 40-series debutuan në Shtator të 2022 me RTX 4090 dhe RTX 4080. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

Story i mëparshëm

Bayerni nis operacionin për angazhimin e holandezit te Barcelona

Story i radhës

Bislimovski: Për tre vite janë dhënë mbi 1200 licenca për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme

Të fundit nga