Gruaja e ish futbollistit të mirënjohur, Valon Behrami, Lara Gut Behrami, ka shënuar fitore të madhe në Kupën e Botës.
Gut Behrami ka triumfuar në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo është nusja e Kosovës, ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri.
“Lara Gut me fitoren e saj të parë në sllallomin e madh pas gjashtë vitesh”, shkruan mediumi slloven “tvslo.si”.
“Gut-Behrami feston fitoren e 35-të të Kupës së Botë”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
Skiatorja amerikane, Shiffrin, kryeson në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, me 220 pikë, pasojnë Vlhova (170), Hector (141) etj.
Renditja
1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:44,08
2. Marta Bassino (Italia) +0,07
3. Sara Hector (Suedia) +0,20
4. Petra Vlhova (Sllovakia) +0,46
5. Katharina Liensberger (Austria) +0,55
6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,61
7. Tessa Worley (Franca) +0,84
8. Maryna Gasienica-D. (Polonia) +0,90
9. Federica Brignone (Italia) +0,95
10. Louise Stjernesund (Norvegjia)+ 1,14