Nushi rikthen një deklaratë të Sveçlës, ja si përpiqet “ ta sulmojë”

1 minut lexim

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka rikthyer një deklaratë të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, para një proteste të tyre.

Nushi ka bërë përpjekje ta “sulmojë” pushtetin duke thënë se ata edhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kishte lidhur me Serbinë.

“Këta edhe veteranët e UÇK-ës i patën lidhë me Serbinë.

Kur veteranët protestojshin për pensioni e tyre të vogel, Xhelali pati thënë që krejt ata që dalin në protestë po bëhen vegla të Serbisë.” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, Sveçla atë kohë pati thënë:

“Mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Republikës së Kosovës do ta ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë”.

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor për sot, e shtunë 27 korrik 2024

Story i radhës

Dy shenjat e horoskopit që nuk besojnë te martesa

Të fundit nga