Nushi i PSD-së: Kurti tu e paketu Zajednicën, për me na e shitë si Asociacion OJQ

Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi ka ironizuar me kryeministrin, Albin Kurti, i cili u pa duke paketuar keksat në një fabrikë në Prizren.

Nushi ka thënë se Kurti po e paketon Zajednicën dhe të cillën po dëshiron që ta shes si OJQ.

“Kryeministri tu e paketu Zajednicën, për me na e shite si Asociacion OJQ.” – ka shkruar ai në Twitter.

Më tej, Nushi ka thënë se: “këtë fore kanë me hongër si keks plot analista e militanta të internetit!”.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënë bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë vizituar ndërmarrjen “Liri”, në Prizren. Fabrikë kjo që bën prodhimin e keksave “Sempre”.

Kurti gjatë vizitës së tij shfyrëzoi rastin që të angazhohet edhe me “punë”, ku në fotografitë që publikoi Zyra e Kryeministrit, ai u pa duke i paketuar keksat “Sempre”.

Gjithashtu, Kurti zgjodhi fjalët më të mira për keksat dhe bëri thirrje për kujdes pasi sipas tij, “ka keksa që duken si sempre, por nuk janë sempre”.

Story i mëparshëm

Rrëzimi i ashensorit në një pallat në Tiranë, policia tregon shkakun: Kishin hipur 5 persona, kapaciteti i lejuar ishte vetëm 2

Story i radhës

“Bërtita, qava, askush nuk ndihmon”, e moshuara mes lotësh: Kam 6 familjarë poshtë rrënojave

Të fundit nga