NUREDINI: Zhvillimi i gjelbër dhe mjedisi i shëndetshëm janë të mundur vetëm me veprim të përbashkët dhe të koordinuar

June 3, 2022
min lexim

Në kuadër të takimit global për mjedisin jetësor, “Stokholm +50”, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini kishte fjalim në dialogun e tretë të udhëheqjes të titulluar: “Përshpejtimi i zbatimit të dimensionit ekologjik të zhvillimit të qëndrueshëm”.

Duke theksuar synimet ambicioze kombëtare të klimës që tashmë janë të përfshira në një sërë dokumentesh strategjike, planifikuese dhe ligjore, ministri Nuredini konfirmoi përkushtimin e vendit në arritjen e rritjes së dekarbonizuar, mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit jetësor dhe natyrës.

Ministri Nuredini theksoi se Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Energjisë deri në vitin 2040, Kontributet Kombëtare të Rishikuara të Marrëveshjes së Parisit (eNDC) që pasqyrojnë “skenarin e gjelbër” të strategjisë energjetike dhe 63 masat e rekomanduara për zbatimin e saj do të mundësojnë modernizimin e përgjithshëm, transformimin e sektorit të energjisë dhe zhvillimit ekonomik në arritjen e synimeve të përcaktuara për reduktimin e gazrave serrë deri në vitin 2030 duke e krahasuar me vitin 1990.

Udhërrëfyesi për zbatimin e ENDC-së tonë përputhet me synimet dhe detyrat e politikave dhe planeve kombëtare të mësipërme në të tre sektorët, të cilët janë gjithëpërfshirës dhe fokusohen kryesisht në zhvillimin e qëndrueshëm, rritjen e gjelbër, reduktimin e varfërisë dhe qasje në shërbimet moderne. Ne jemi të përkushtuar që t’i

çaktivizojmë termocentralet tona me qymyr dhe të investojmë në burimet e rinovueshme të energjisë, diellore, erës dhe hidrocentraleve”, tha Nuredini, duke shtuar se koha për veprim nuk ishte tani, por dje.

Duke theksuar se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të dukshëm në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe përqindja e zonave të mbrojtura në raport me tërë territorin është rritur nga 8.9% në 13.9%, Nuredini tha se në mbrojtjen e natyrës duhet të shkojmë një hap më tej dhe të zbatojmë Zgjidhje të Mbështetura tek Natyra në mënyrë që t’u përshtaten ndryshimeve që tashmë kanë ndodhur.

Nuredini tha se duhet të veprojmë së bashku dhe në mënyrë rajonale për të mirën e të gjithëve dhe secili duhet të bëjë pjesën e vet. Vendet më të mëdha të industrializuara duhet të mbështesin vendet që përpiqen të arrijnë qëllime ambicioze mjedisore dhe klimatike, sepse vetëm së bashku mund të arrijmë një mjedis të sigurt për brezat e ardhshëm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Identifikohen eshtrat e gjetura në Fushë-Kuqe të Kurbinit në prill, i përkasin Mariglen Gjonajt, i zhdukur në vitin 2015

Story i radhës

Fakulteti i Arteve i UT-së e hapi ekspozitën vjetore të studentëve të Artit Figurativ

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë