Nuredini: Zbatimi i përkushtuar i Konventave të Bazelit, Roterdamit dhe Stokholmit do të trajtojë krizat mjedisore planetare

June 1, 2022
1 minut lexim

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot mori pjesë në një takim të nivelit të lartë të Konferencës së Palëve (COP) të Konventës së Bazelit, Roterdamit dhe Stokholmit, i lidhur ngushtë me Takimin Ndërkombëtar për Mjedisin Jetësor Stokholm +50.

Nën moton “Marrëveshja globale për një planet të shëndetshëm: Menaxhimi i mirë i kimikateve dhe mbeturinave”, segmenti i nivelit të lartë adreson kontributin e tre konventave në trajtimin e krizës mjedisore planetare të trefishtë: humbjen biologjike, ndryshimet klimatike dhe ndotjen”.

Ministri Nuredini theksoi nevojën e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët për forcimin e kontrolleve dhe përmirësimin e menaxhimit të lëvizjes ndërkufitare të mbeturinave të rrezikshme.

Mesazhet kryesore të ministrave pjesëmarrës iu drejtuan mundësive për reduktimin e ndotjes, përmes zbatimit të tre konventave; mundësitë që ofron zbatimi i tyre për të ecur drejt menaxhimit të ciklit jetësor të kimikateve dhe mbeturinave dhe mundësitë e hapura nga promovimi i teknologjive të reja dhe të pastra dhe qasja inovative e financimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Skandali seksual në Librazhd dhe roli i medias

Story i radhës

​Zyrtare, Pas Bale, Real Madridi e liron edhe një tjetër yll të skuadrës

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë