Nuredini: Sigurojmë qasje sistematike dhe zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e mbeturinave, ujërave dhe menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura

November 29, 2022
min lexim

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, në takimin e sotëm me përfaqësues të mediumeve, prezantoi aktivitetet programore dhe projektet kapitale infrastrukturore në tri fusha të rëndësishme të mjedisit jetësor – menaxhimi i mbeturinave, menaxhimi i ujërave dhe menaxhimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura, zbatimi i suksesshëm i të cilave është kyç për integrimin tonë evropian.

Marketing

Ministri Nuredini theks të veçantë vuri tek projektet në fushën e menaxhimit të mbeturinave, si projekte të mëdha infrastrukturore që krijojnë kushte për vendosjen dhe zhvillimin e sistemit të shumëpritur të menaxhimit të mbeturinave në vendin tonë. Nuredini gjithashtu theksoi se sfida kryesore e Ministrisë është që t’i ndihmojë komunat për të siguruar kapacitetet e nevojshme për përgatitjen e dokumentacionit të projektit dhe kapacitetet e nevojshme për realizimin e projekteve të projektuara përmes programeve operative sektoriale IPA.

Nuredini i kushtoi vëmendje të veçantë projektit Rajonal për Mbeturinat e Ngurta në Maqedoninë e Veriut, foli për statusin e deponive rajonale në rajonin lindor dhe verilindor, deponinë në Rusino, si dhe foli për rëndësinë e mbështetjes nga BERZH dhe mjetet e siguruara në vlerë prej 55 milionë euro. Siç theksoi ai, përmes projektit do të kryhen aktivitete për vendosjen e plotë të sistemeve të menaxhimit të mbeturinave të ngurta në përputhje me standardet e kërkuara të Bashkimit Evropian për të pesë rajone planore dhe do të sigurohen shërbime për më shumë se një milionë banorë në vend. Këto aktivitete identifikohen njëkohësisht si prioritet kombëtar në kontekstin e anëtarësimit në BE dhe janë kusht për fonde shtesë granti nga fondet e tjera evropiane.

Në fushën e menaxhimit të ujërave, ministri Nuredini informoi për gjendjen e ndërtimit të stacioneve të pastrimit të ujërave të zeza në qytetet e mëdha, Shkup, Manastir, Tetovë si dhe për projektin Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në komunën e Kërçovës, gjithashtu i financuar përmes IPA fondeve. Në këtë kontekst, ministri e përmendi edhe Marrëveshjen e lidhur me Bankën Evropiane të Investimeve për një kredi prej 50 milionë euro, e cila do të mundësojë rehabilitimin dhe ndërtimin e infrastrukturës së ujësjellësit, infrastrukturës së ujërave të zeza dhe mbrojtjes nga përmbytjet. Avantazhi është se në këtë mënyrë do të jetë e mundur të përfshihen të gjithë, gjithashtu edhe komunat e vogla.

–                      Sigurimi i ujit të pastër të pijshëm dhe infrastrukturës së kullimit janë pjesë e të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë të çdo individi dhe pa të nuk ka hyrje në Evropë – theksoi Nuredini.

Gjithashtu, MMJPH ka ristrukturuar programet e investimeve për mjedisin jetësor. Mjetet nga kompensimi nga përdorimi i qeseve të biodegradueshme përmes programit të ri të menaxhimit të rrjedhave të veçanta të mbeturinave (rreth 120 milionë denarë) do të investohen në enë dhe kontejnerë për amvisëri, të cilat do t’u ndihmojnë komunave që të krijojnë një përzgjedhje primare të mbeturinave, ndërsa Programi Vjetor për investime në mjedisin jetësor për vitin 2023, përmes të cilit janë siguruar mjete në vlerë prej 210 milionë denarë, siç njofton Nuredini, janë të përcaktuara për të mbështetur komunat për mbylljen e projekteve kapitale infrastrukturore për sistemet e kanalizimit dhe sistemet për kullimin dhe pastrimin e ujërave të zeza, por mbi të gjitha për përgatitjen e dokumentacionit të projektit me qëllim që të jenë gati për zbatimin e projekteve kapitale të veçanta të infrastrukturës.

Në këtë brifing, ministri Nuredini informoi edhe për projektin strategjik investues për ndërtimin e qendrës së skijimit, Kodra e Diellit për të cilën koordinatore e projektit është MMJPH, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për një investim strategjik që ofron jo vetëm përfitim vendor por edhe kombëtar dhe rajonal.

“Qëllimi ishte mbrojtja e vlerave natyrore, por edhe mundësimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimi i qendrës së skijimit në atë evropian, sipas mundësive natyrore që ofron. Ne tërhoqëm interesin e një kompanie më të mirë dhe të njohur evropiane nga Tiroli i Jugut, TechnoAlpin, e cila është një udhëheqëse botërore në prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale, një ekspert i njohur në projektimin e fushave dhe zonave të skijimit, me përvojë 30 vjeçare dhe 16 filiale. Kompania ka bërë hulumtime dhe ka paraqitur një ofertë serioze, të cilën në seancën e fundit Qeveria e RMV-së e ka pranuar si investim strategjik”, tha Nuredini, duke bërë të ditur se vetë kompania planifikon të prezantojë planin e menaxhimit, sipas të cilit do të investohet në infrastruktur; – parkingje, ambiente akomodimi, rinovimi dhe vendosja e dy ski-ashensorëve dhe pistave të reja të skijimit dhe vendosja e makinerive artificiale për prodhimin e borës, të cilat do të zgjasin sezonin e skijimit dhe nuk do të varen nga kushtet atmosferike në 6 faza investimi.

Investimi duhet të realizohet duke filluar nga viti 2023.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska ka dhënë dorëheqje

Story i radhës

Osmani: Të tregojmë unitet në dënimin e agresionit dhe mbështetje për Ukrainën (VIDEO)

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë