Nuredini: Projektet kapitale për furnizimin me ujë, trajtimin dhe pastrimin e ujërave të zeza dhe vendosjen e sistemeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave janë prioritet

April 29, 2022
min lexim

Në kuadër të Forumit “100 ditë nga mandati i Qeverisë së re të Republikës së Maqedonis së Veriut” që u mbajt sot në Operën dhe Baletin Kombëtar, në panelin ku ministrat iu përgjigjën pyetjeve të parashtruara, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini foli për Prioritizimin e fushës së mjedisit jetësor në agjendën strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është e vendosur fort në përmbushjen e synimeve strategjike ambicioze, të përcaktuara qartë për fusha të ndryshme të mjedisit jetësor.

– Mund të them se në këtë mandat të ri ministror që kam marrë në sektorin e Mjedisit Jetësor, vazhdojmë me aktivitetet për realizimin e projekteve kapitale në të cilat prioritet është sigurimi i sistemeve të furnizimit me ujë për çdo vendbanim në vend dhe trajtimin e ujërave të zeza, vendosjen e sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave dhe vendosjen e ekonomisë qarkore. Këto janë projekte kapitale që kanë përfitim të drejtëpërdrejtë për qytetarët dhe ndikojnë në sigurimin e parakushteve themelore për jetë cilësore. Po punohet në mënyrë intensive për rritjen e territorit të zonave të mbrojtura që në mënyrë indirekte nënkupton një jetë më cilësore dhe më të shëndetshme për popullatën, por dhe hapjen e mundësive të reja për zhvillim socio-ekonomik. Do të përmend Parkun e ri Kombëtar të shpallur së fundmi Mali Sharr, dhe zonën e re të mbrojtur Maleshevë – tha Nuredini.

Ministri Nuredini theksoi se në fushën e menaxhimit të ujërave në përputhje me Programin për Menaxhimin e Ujërave për vitin 2022, MMJPH ka siguruar mbi 50 milionë denarë për ndërtime të reja dhe mirëmbajtjen dhe përmirësimin e objekteve ekzistuese publike të ujësjellësit dhe rregullimin e rrjedhave ujore për shkak të mbrojtjes nga efektet e dëmshme të ujit. Po ashtu, në këto 100 ditë të para, në kuadër të Programit për përmirësimin e rezistencës/fleksibilitetit ndaj vërshimeve në rajonin e Pollogut, ka filluar projekti për rregullimin e shtratit të lumit Bogovinjska, si dhe rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Shipkovicë, për të cilat MMJPH ndau 10 milionë denari si kontribut në projektin që zbatohet në bashkëpunim me UNDP-në dhe Agjencinë Zciveriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim me grant prej përafërsisht 1.2 milionë denarë.

Në fushën e trajtimit të ujërave të zeza, vend të rëndësishëm kanë projektet për ndërtimin e stacioneve të pastrimit të ujërave të zeza që janë në vijim apo planifikohen në programet IPA të financuara me ndihmën e Bashkimit Evropian.

Nuredini paralajmëroi negociata me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Evropiane të Investimeve për sigurimin e dy linjave kreditore (BERZH – 55 milionë euro dhe BEI – 50 milionë euro). Njëra për nevojat e finalizimit të vendosjes së sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave dhe ekonomisë qarkore, dhe tjetra për furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza, që realisht pritet të përfundojë deri në muajin korrik me lidhjen e kontratave.

– Besoj se edhe si Qeveri por edhe si Ministri kemi arritur sukses të madh që pastrimi i lindanit dhe izomerëve të tij nga deponia e vogël në Ohis është në fazën përfundimtare dhe pritet që në fillim të muajit maj të fillojë transporti i sasive të para të lindanit toksik për djegie në Francë dhe se kemi arritur të nxisim edhe komunitetin e donatorëve ndërkombëtarë për të siguruar fonde për vazhdimin e procesit – shtoi Nuredini.

Në fushën e monitorimit të cilësisë së ajrit të ambientit, Nuredini i përmendi dy stacionet e reja matëse të cilësisë së ajrit, në Berovë dhe Prilep, të cilat për herë të parë financohen ekskluzivisht nga buxheti i tyre në vlerë prej 12 milionë denarë.

Gjithashtu, përmirësimi i legjislacionit për të cilin MMJPH ka punuar shumë në periudhën e kaluar, rezultoi me miratimin e fundit të Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese në Mjedisin Jetësor, pastaj Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Mjedisin Jetësor, me të cilët u krijua mekanizëm për sanimin e ndotjes historike në vend që ka krijuar kushte për zgjidhjen e pikave të tjera të nxehta si pasojë e ndotjes historike në vend,si dhe në proces janë procedurat për përgatitjen dhe miratimin e Ligjit për Emetime Industriale, Ligjit për Veprime Klimatike dhe Ligjit për Ujërat.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komuna e Deçanit ndan 167 komposter për kompaninë e pastrimit “Higjiena”

Story i radhës

Vetoja ndaj RMV-së, sanksione nga ShBA ndaj Bullgarisë?!

Të fundit nga

ShkoLartë