Nuredini paralajmëron kontrolle ndaj termo-elektranave në RMV

September 21, 2022
1 minut lexim

Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini, ka paralajmëruar kontrolle ndaj termo-elektranave të vendit së bashku me Ministrinë e Ekonomisë, me qëllim të verifikimit nëse, janë të pajisura me lejen A të integruar.

Nuredini kontrollet i paralajmëron në prag të sezonit të ngrohjes kur dhe pritet thellimi i krizës energjetike dhe paralajmërimet për përdorimin e mazutit dhe thëngjillit si lëndë djegëse.

“Ne kërkojmë secilin vit që gjitha këto instalacione t`i respektojnë këto standarde qofshin me mazut e thëngjill. Ne kërkojmë që t`i respektojnë standardet. Tani bashkë me Ministrinë e ekonomisë ne do të bëjmë edhe kontrolle dhe bashkë do i shohim nëse respektohen standardet sipas Ligjit në fuqi.

Me rëndësi është se viteve të fundit ka zvogëlim të ndotjes, pra politikat dhe përkrahja që kemi bërë funksionon pra jemi në rrugë të mirë, edhe pse asnjëherë nuk është lehtë e realizueshme diçka. Me Ligjin e ri për mbikëqyrje të inspektoratit, tash inspektorati shtetëror do bëj kontrolle më të rrepta ndaj instalimeve më të vogla, por tani me Ligjin e ri dy inspektoratet do bashkëpunojnë për një inspektim më të mirë”, deklaroi Naser Nuredini, Ministër i Ekologjisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Butrinti: Mos e nisni ditën pa iu thënë prindërve ju dua

Story i radhës

Yarmolenko godet fuqishëm Rusinë

Të fundit nga

ShkoLartë