Nuredini nga COP15 në Montreal: Me më shumë fonde për kornizën globale dhe edukimin publik

December 15, 2022
min lexim

“Ajo që duhet bërë është e thjeshtë – ne duhet të financojmë kornizën globale të biodiversitetit pas vitit 2020 dhe në këtë mënyrë të kalojmë nga bisedat në zbatimin e idesë së agjendës pas vitit 2020. Strategjia kombëtare dhe plani i veprimit për diversitetin biologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmban gjashtë synime reciproke mbështetëse dhe të ndërvarura që korrespondojnë me qëllimet Aichi të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës. Me këtë vizioni ynë i përgjithshëm është i qartë dhe i përcaktuar – deri në vitin 2050 të ndalojmë humbjen e biodiversitetit, të vlerësojmë, ruajmë, përtërijmë dhe përdorim në mënyrë të mençur biodiversitetin, duke mbështetur shërbimet e ekosistemit që sigurojnë një planet të shëndetshëm, përfitimin e mirëqenies njerëzore dhe zhdukjen e varfërisë, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në fjalimin e tij në ngjarjen shoqëruese, me temë “Shënimi i Vitit Ndërkombëtar të Maleve – sigurimi i mbrojtjes së biodiversitetit malor në kuadër të zbatimit të Kornizës Globale të Biodiversitetit pas vitit 2020”, të mbajtur mbrëmë në kuadër të Konferencës së 15-të të Palëve të Konventës mbi Diversitetin Biologjik (CBD COP 15) në Montreal, Kanada.

Duke diskutuar për strategjitë, instrumentet dhe qasjet e përdorura në nivel kombëtar dhe rajonal për mbrojtjen e diversitetit biologjik në ekosistemet malore dhe mënyrat e zbatimit të tyre, ministri Nuredini theksoi progresin e Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes së biodiversitetit, rritjen e dukshme në përqindjen e zonave të mbrojtura të territorit të vendit veçanërisht në dy vitet e fundit, si dhe promovimin e kuadrit strategjik dhe ligjor që është në përputhje me Objektivin Global Aichi 11 të Konventës mbi Diversitetin Biologjik, rrjetëzimi në rrjetet ndërkufitare për menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura si dhe gjetjen dhe zhvillimin e modeleve të duhura të financimit, me të cilat përballemi në mënyrë të vazhdueshme dhe aktive me kërcënimet ndaj biodiversitetit dhe mjedisit jetësor.

“Të rrisë vetëdijen dhe të edukojë për domosdoshmërinë dhe rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit për qëndrueshmërinë afatgjatë të burimeve natyrore të Maqedonisë së Veriut. Për të forcuar ekoturizmin, prodhimin dhe shitjen e produkteve dhe produkteve bujqësore vendase, si dhe aktivitete të tjera që mund të ndihmojnë në ruajtjen e diversitetit biologjik. Po ashtu, po punohet në forcimin e kapaciteteve të institucioneve përkatëse për monitorimin dhe mbrojtjen e biodiversitetit, fuqizimin e kapaciteteve të inspektorateve për zbatimin e ligjeve, si dhe përpjekje më të mëdha mediatike që do të promovonin ruajtjen e biodiversitetit në vendin tonë, shtoi Nuredini.
Sa i përket ndërtimit të modeleve për financimin e qëndrueshëm të mbrojtjes së natyrës, ministri Nuredini theksoi se përveç Programit për Mbrojtjen e Natyrës dhe Programit Vjetor për Investime në Mjedis për zbatimin e të cilave janë siguruar mjete buxhetore, financohen edhe aktivitetet në këtë fushë në masën më të madhe nga fondet e huaja që nënkuptojnë donatorë dypalësh ose shumëpalësh; financimi nëpërmjet fondeve të BE-së dhe fondeve ndërkombëtare mjedisore si Fondi Global i Mjedisit, Fondet e Partneritetit për Ekosistemet Kritike ose Fondi i Natyrës Prespë-Ohër.

“Projekti UNEP i cili ka filluar në vitin 2016 me mbështetjen e Fondit Global të Mjedisit kontribuoi në vendosjen e Parkut Kombëtar Mali Sharr, duke rritur rrjetin e zonave të mbrojtura. Aktualisht është duke u zhvilluar procedura për shpalljen e dy zonave të tjera të mbrojtura në territorin e vendit tonë: Zona e mbrojtur e Kanionit të Matkës dhe Zona e mbrojtur e Kënetës së Studençicës. Është përgatitur studimi për valorizimin e Monumentit të Natyrës Liqeni i Ohrit dhe janë duke u zhvilluar aktivitete për përgatitjen e studimit për valorizimin e Kënetës së Belçishtës, sqaron ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Ministri Nuredni do të ketë fjalim në seancën plenare të nivelit të lartë që do të mbahet sot (15.12.2022) në orën 15:00 EST – Eastern Standard Time.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Klubet bullgare duhet të harmonizohen me Ligjin me shoqata, vlerëson Pendarovski

Story i radhës

Chelsea arrin marrëveshjen me zëvendësuesin e sulmuesit shqiptar

Të fundit nga

Prishtina barazon me kampionin

Prishtina ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës, në takimin që u luajt nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Futbollisti Bleart Tolaj ka
ShkoLartë